Sunday, April 29, 2012

Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë, ndihmojnë Spitalin Klinik të Tetovës


35 shtretër 40 karroca dhe një frigorifer për mjekësinë ligjore, është përmbajtja e ndihmës së dytë që i vjen spitalit klinik të Tetovës, nga Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë. “Donacioni përmban sic e shihni shtretër elektrik karroca dhe një frigorifer dhe ca pjesë tjera. Ky donacion do shpërndahet në tërë repartet e spitalit ndërsa do na shërbejë për mbarëvajtjen e mëtejshme dhe kualitetin për shëndetin e qytetarëve të Tetovës” , tha Florim Besimi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Përfaqësuesi i IGMG-së, u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe paralajmëroi se ndihma të këtilla do ketë edhe në të ardhmen. “Dëshira jonë është të konsolidohemi dhe ndihmojmë vëllezërve tonë aty ku kanë nevojë. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj El Hilalin për kontributin dhe falënderoj Qeverinë e Maqedonisë që ndihmoi që për një kohë të shkurtër të bëhet procedura e zhdoganimit”, tha Ahmet Bilixhan, Përfaqësues i Organizatës IGMG. “Ky organizim bëhet në koordinim me organizatën bamirëse në Gjermani dhe është hera e dytë sot që në bashkëpunim me këtë organizatë sjellim ndihma për spitalin e Tetovës. Siç theksoi edhe përfaqësuesi I IGMG-së, Tetova si qytet meriton mjaft dhe ndihma do ketë edhe në të ardhmen”. Behixhudin Shehapi, drejtor i Organizatës EL–HILAL.Përndryshe nga e njëjta organizatë muaj më parë Spitali I Tetovës mori ndihmë disa aparate për dializë dhe mjete të tjera ndihmëse.

No comments:

Post a Comment