Ai theksoi se nga ekipi profesionist në mënyrë të veçantë e kanë theksuar punën e mirë të repartit gjinekologjik akusherik në Spitalin e Tetovës, ku brenda një viti ka mbi 2.500 lindje. Gjatë kontrollit në Qendrën për dializë, potencoi Todorov, janë konstatuar kushte substandarde për trajtimin e pacientëve dhe për shkak të kësaj janë ndërmarrë aktivitete për rinovim të plotë të të gjitha hapësirave nga qendra...
Spitali klinik në Tetovë është një prej spitaleve më të mira në vend nga aspekti organizativ dhe financiar, ndërsa të dukshme janë edhe rezultatet e arritura në pikëpamje të menaxhmentit, organizimit në punë me turne, udhëheqjen e evidencës të detajuar për ilaçet e shtrenjta etj., nga të cilat efekti është tani më i dukshëm - për një vit e gjysmë ka zvogëlim të borxheve të spitalit për 62 për qind.
Këtë sot në konferencën për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai tha se sot rrumbullakohet monitorimi njëjavor i Spitalit klinik në Tetovë, i cili është institucioni i tretë më i mirë shëndetësor në vend, në të cilën kanë bërë skrining të hollësishëm të gjendjes. Janë propozuar dhe hartuar zgjidhje përkatëse, theksoi ai, konform problemeve specifike në këtë institucion klinik, e cila siguron shërbime mjekësore për mbi 300.000 banorë në qytet, fshatrat përreth dhe komunat tjera të afërta.
Kemi rënë dakord, tha ai që në periudhën e ardhshme të shpallet furnizim publik nga ana e Ministrisë për furnizim të një mamografi të ri për nevojat e Spitalit klinik të Tetovës, me çka do të zgjerohet shërbimet e spitalit dhe do të përfshihen pjesë më të mëdha të pacientëve nga rajoni perëndimor. "Sikur edhe në dy institucionet tjera shëndetësore, fillimisht është bërë analizë e plotë e gjendjeve në të gjitha repartet mjekësore dhe konform menaxhment-metodave, të ndërmarra nga koncepti japonez Kaizen, janë propozuar masa konkrete dhe janë hartuar procedura për avancimin e punës së këtij institucioni shëndetësor", tha Todorov.
Ai theksoi se nga ekipi profesionist në mënyrë të veçantë e kanë theksuar punën e mirë të repartit gjinekologjik akusherik në Spitalin e Tetovës, ku brenda një viti ka mbi 2.500 lindje. Gjatë kontrollit në Qendrën për dializë, potencoi Todorov, janë konstatuar kushte substandarde për trajtimin e pacientëve dhe për shkak të kësaj janë ndërmarrë aktivitete për rinovim të plotë të të gjitha hapësirave nga qendra.
Ai informoi se në repartin për ortopedi është instaluar aparati i ri për denziometri, me të cilin vërtetohet dendësia e eshtrave dhe ai nga dita e hënë do të mund të pranojë pacientët e parë. Në repartin për kujdes intensiv, është instaluar stacioni qendror i monitorimit edhe në pjesën e meshkujve edhe të femrave, me çka nënvizoi fitohet cilësi më e madhe për përcjelje të gjendjes me këta persona të sëmurë rëndë. Në spital do të kryhet sërish kolonoskopia si metodë që është zbatuar para dhjetë vjetëve, potencoi Todorov.
Ai theksoi se është kryer digjitalizim i aparatit për rentgen, që kontribuon për përshpejtim të procedurës gjatë dhënies dhe leximit të rentgen incizimeve, ndërsa pacienti merr CD me incizime të tij, të shtypur në versioni e incizimit në letër dhe rezultat të përgatitur kompjuterik.
No comments:
Post a Comment