SHËNDETI JUAJ - OBLIGIMI YNË
Sunday, April 29, 2012
Florin Besimi, investimet që nga viti 2008 e këndej kapin shifrën prej 10 milionë eurove dhe të njëjtat janë në funksion të krijimit të kushteve më të mira për pacientët.
Spitali Klinik i Tetovës katër vite pas themelimit si duket ka marrë formën siç e kanë klinikat e Shkupit. Në këtë spital punojnë rreth 170 mjekë dhe shërbime marrin rreth 300 mijë banorë e më gjerë, procesi i formësimit si spital klinik shkon shumë ngadalë por sigurt. Ish-drejtori i këtij spitali dhe kryetar i Komisionit shëndetësor i Bashkimit Demokratik për Integrim Atilla Rexhepi dhe drejtori aktual Florin Besimi, shprehen se Spitali Klinik i Tetovës për t’u konsoliduar ashtu siç është në letër, nevojiten shumë parametra, por të dy ndajnë mendimin se ky proces ecën ngadalë. Të dy mjekët theksojnë se ka përparime dhe gjendja nuk është në nivelin zero dhe se punët kanë filluar për së mbari.
ish drejtori I Spitalit tw Tetovws Atilla Rexhepi thekson se viteve të fundit është ecur përpara në drejtim të sjelljes së pajisjeve dhe krijimit të kushteve më të mira për punë. “Ndonëse me vonesë të caktuar, por megjithatë lëvizjet në aspektin pozitiv gjithnjë do të jenë në funksion për të pasur një spital në kuptimin e përgjithshëm, që do të jetë koherent dhe do të përmbush kërkesat dhe nevojat e banorëve dhe popullatës së këtushme”, thotë ish-drejtori Atilla Rexhepi, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit për shëndetësi në BDI.
Drejtori aktual në Spitalin Klinik të Tetovës, Florin Besimi, thotë se investimet që nga viti 2008 e këndej kapin shifrën prej 10 milionë eurove dhe të njëjtat janë në funksion të krijimit të kushteve më të mira për pacientët. “Nëse flasim për Spital Klinik në kuptimin e plotë, mund të them se Spitali Klinik i Tetovës tashmë e meriton që të jetë klinikë në saje të punës, investimeve në të shkuarën e afërme që janë bërë. Kjo kërkon përkushtim dhe ne dita ditës përmirësohemi falë investimeve në objekte, aparaturës moderne, pajisjeve për personelin mjekësor, aftësimin dhe profilizimin e kuadrit shëndetësor”, deklaron Besimi. Ai shprehet se së fundmi është para finalizimit edhe Qendra e diagnostifikimit. “Për nevojat e Spitalit janë sjellë dy aparate, njëri është për Tomografi të kompjuterizuar dhe aparati për Rezonancë magnetike. Të dy aparatet shumë shpejt do të jenë në funksion dhe të përdorshëm. Pikërisht me aktivizimin e këtyre dy aparateve do të ndalim pacientët në Tetovë dhe nuk do të ketë nevojë për shkuarje në Shkup”, thotë drejtori Besimi.
Ndërtimi dhe lëshimi në funksion i Qendrës së Diagnostifikimit nuk është në kushtet për të qenë Spital Klinik, por i bashkëngjitet këtij spitali në përmirësimin e dhënies së shërbimeve mjekësore. Njohësit e rrethanave shëndetësore në vend, pohojnë se një theks të veçantë në sferën e shëndetësisë është edhe specializimi i kuadrit, si parakusht për të pasur një shëndetësi të volitshme. Për edukimin, profesionalizimin dhe specializimin e kuadrit mjekësor, nevojiten vite të tëra, ndërsa në këtë drejtim aktualisht janë dërguar mjek për specializim në spitalin e Tuzllës dhe në Shkup. “Bëhet fjalë për 40 mjekë të cilët janë në specializim në këto dy spitale dhe pritet që në të ardhmen të luajnë rol të rëndësishëm funksionimin më të mirë të spitalit dhe në dhënien e shërbimeve mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, për çka edhe është i akredituar ky spital. Në këtë drejtim kemi edhe Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në USHT, dhe presim që të kemi kuadër që do të kyçen në spital. Megjithatë këto janë procese që nuk bëhen brenda natës por duhet kohë”, thotë ish-drejtuesi i Spitalit Klinik të Tetovës, Atilla Rexhepi. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të Spitalit të Tetovës, para tre jave një delegacion i Spitalit Klinik të Tetovës i përbërë nga drejtori Florin Beisimi, Atilla Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Klinik të Tuzllës. “Qëllimi i kësaj marrëveshje më së tepërmi ka të bëj me shkëmbimin e përvojave dhe kuadrit. Spitali Klinik i Tetovës, me gjithë sfidat që ka hasur në të kaluarën, tashmë krijon kapacitete për funksionim të kompletuar, kurse ngelet që në të ardhmen si drejtori ti kushtojmë rëndësi edhe aspektit të ngritjes arsimore të kuadrit mjekësor”, thotë drejtori Florin Besimi. Ai shpreson se në vitin 2012 përfundimisht ky spital do të meritojë epitetin e Spitalit Klinik në bazë të investimeve dhe aparaturës. Ndryshe, si qendër klinike Spitali i Tetovës është themeluar gjatë vitit 2008, ndërsa si Institucion shëndetësor "Qendra Medicinale" Tetovë është themeluar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në vitin 1966 dhe si i tillë ka funksionuar deri në vitin 2005 pas ndarjes në dy subjekte juridike, Spitali i përgjithshëm dhe Shtëpia e shëndetit Tetovë.
Spitali klinik i Tetovës është i nevojshëm për fakultetin e mjekësisë në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, për kryerjen e vepprimtarisë arsimore dhe paktike nga ana e studentëve. Kjo është thënë sot në ditën e katërt të vizitës së Ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todoov në Spitalin e Tetovës. Kyçja dhe puna e përbashkët dhe veprimi i përbashkët gjatë edukimi të studentëve të fakultetit të mjekësisë në USHT, do të kontribuojë për një kualitet më të lartë të funksionimit të universitetit dhe studentët do të kenë mundësi të pajisen me dije më të lartë tha me këtë rast Todorov. Edhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi theksoi se kjo ka qenë temë e bisedimeve gjatë qëndrimit të ministrit në këtë spital dhe ai konfirmoi se spitali mund të kryejë veprimtari arsimore, gjegjësisht me kuadër dhe infrastrukturë të nevojshme për studentët e këtij fakulteti.Ligji ka kaluar për shëndetësi dhe me këtë ligj do të mundet që Spitali të kryejë veprimtarinë arsimore tha Besimi. Përndryshe Todorov ditën e sotme të vizitës së tij është fokusuar kryesisht në qendrën për dializë e cila ka filluar të renovohet.
Nikolla Todorov/Ministër I Shëndetësisë“puna dhe veprimi I përbashkët për edukimin e studentëve të mjekësisë të Universitetit Shtetërorë të Tetovës dhe Spitalit Klinik të Tetovës do sjell një nivel më të lartë të kualitetit në funksionimin e universitetit gjegjsisht fakultetit të mjksisë dhe njohuri më të mëdha për studentët”
Florin Besimi / drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës“ që dje herrët biseduam këtë temë me ministrin ku ka kalu edhe ligji për mbrojtje shëndetësore me cka spitali klinik do mundë ta ushtrojë veprimtarinë arsimore , pra sic tha edhe ministry spitalit klinik tashi I shtohet edhe veprimtaria arsimore pra studentët e shkencave mjekësore do mundë të mbajnë pjesën praktike dhe teorike të legalizuar”
Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë, ndihmojnë Spitalin Klinik të Tetovës
35 shtretër 40 karroca dhe një frigorifer për mjekësinë ligjore, është përmbajtja e ndihmës së dytë që i vjen spitalit klinik të Tetovës, nga Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë. “Donacioni përmban sic e shihni shtretër elektrik karroca dhe një frigorifer dhe ca pjesë tjera. Ky donacion do shpërndahet në tërë repartet e spitalit ndërsa do na shërbejë për mbarëvajtjen e mëtejshme dhe kualitetin për shëndetin e qytetarëve të Tetovës” , tha Florim Besimi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Përfaqësuesi i IGMG-së, u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe paralajmëroi se ndihma të këtilla do ketë edhe në të ardhmen. “Dëshira jonë është të konsolidohemi dhe ndihmojmë vëllezërve tonë aty ku kanë nevojë. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj El Hilalin për kontributin dhe falënderoj Qeverinë e Maqedonisë që ndihmoi që për një kohë të shkurtër të bëhet procedura e zhdoganimit”, tha Ahmet Bilixhan, Përfaqësues i Organizatës IGMG. “Ky organizim bëhet në koordinim me organizatën bamirëse në Gjermani dhe është hera e dytë sot që në bashkëpunim me këtë organizatë sjellim ndihma për spitalin e Tetovës. Siç theksoi edhe përfaqësuesi I IGMG-së, Tetova si qytet meriton mjaft dhe ndihma do ketë edhe në të ardhmen”. Behixhudin Shehapi, drejtor i Organizatës EL–HILAL.Përndryshe nga e njëjta organizatë muaj më parë Spitali I Tetovës mori ndihmë disa aparate për dializë dhe mjete të tjera ndihmëse.
Është inauguruar sot objekti spitalor dedikuar Fakultetit të shkencave të mjekësisë
Është inauguruar sot objekti spitalor dedikuar Fakultetit të shkencave të mjekësisë të USHT-së, që vepron në kuadër të spitalit klinik të Tetovës. Objekt posedon ambiente mësimi, një amfiteatër me kapacitet prej 150 vende, mensë studentore dhe hapësira tjera të nevojshme. Për këtë objekt janë shpenzuar 600 mijë dollarë, donacion i Bankës Islamike për Zhvillim. Nga kjo bankë kanë paralajmëruar edhe bashkëpunime tjera apo investime tjera në sferën e shëndetësisë. Ministri Bujar Osmani ka deklaruar se përveç këtij objekti, në spitalin klinik të Tetovës janë investuar rreth 10 milion euro, për përmirësimin e kushteve dhe modernizimin e objektit i cili pritet të jetë rajonal.
Spitali Klinik i Tetoves- bashkepunim me Spitalin Klinik Tuzel
Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve, një delegacion i Spitalit të Tetovës i udhëhequr nga drejtori Florim Besimi kanë qëndruar në Tuzël të Bosnjë ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Klinik të këtij qyteti të Bosnjës. Marrëveshja kryesisht i dedikohet këmbimit të përvojave dhe kuadrit mjekësor për shkak të nevojave të spitalit të Tetovës për tu pajisur me aparaturë të sofistikuar. Marrëveshje të ngjashme spitali I Tetovës do të nënshkruaj edhe me spitalet universitare nga Tirana dhe Zagrebi.
“Me këtë marrëveshje do arrihet përmirësimi i cilësive mjekësore për tetovarët dhe këmbimi i përvojave në fushën e mjekësisë duke marrë atë të Tuzllës dhe dhënien e përvojës tonë. Kjo marrëveshje nënkupton edhe ndërrimin e kuadrove përsosjen e personelit mjekësorë si mjekët specialistët dhe motrat”, deklaroi Florim Besimi, drejtor i Spitalit klinik të Tetovës.
“Me këtë marrëveshje do arrihet përmirësimi i cilësive mjekësore për tetovarët dhe këmbimi i përvojave në fushën e mjekësisë duke marrë atë të Tuzllës dhe dhënien e përvojës tonë. Kjo marrëveshje nënkupton edhe ndërrimin e kuadrove përsosjen e personelit mjekësorë si mjekët specialistët dhe motrat”, deklaroi Florim Besimi, drejtor i Spitalit klinik të Tetovës.
Spitali i Tetoves me aparat tomografik
Edhe një
rrisi në Spitalin Klinik të Tetovës. I njëjti që nga dita e sotme ka fituar
edhe aparatin Tomografik të kompjuterizuar që është fjala e fundit e
teknologjisë, ndërsa I njëjti përbëhet nga 64 pika ekzaminimi si dhe 64
detektorë.
Florin
Besimi, drejtor I Qendrës Klinike të Tetovës, është shprehur se përfitimi I këtij
aparati në Spitalin Klinik të Tetovës, do I ndihmojë shumë pacientët, sodomos në
reduktimin e kohës së tyre që duhet ta harxhojnë për vajtje-ardhje në Shkup si
dhe do minimizojë harxhimet e tyre.
Ky aparat
Tomografik është prodhim I Holandës, ndërsa është në gjendje që të zbulojë një
numër të madh sëmundjesh.
Aprarati
në fjalë, është në rregullim e sipër dhe I njëjti do lëshohet në përdorim vetëm
pas dy muajsh kur edhe pritet të bëhet inaugurimi I qendrës së re të Spitalit
Klinik të Tetovës.
Besimi më
tej ka theksuar se ‘sot lirisht mundë ti informoj të gjithë qytetarët se tani e
tutje nuk do kenë nevojë që të iu nënshtrohen harxhimeve shtesë shkaku se aparatin
Tomografik 64 pikësh tani e tutje do e kenë në qytetin e tyre, gjegjsisht në
hapsirat e reja të Spitalit Klinik të Tetovës’ theksoi Besimi.
Spitali Klinik i Tetovës ka arritur që të zvogëlojë borxhin edhe pse ka buxhet të vogël
Në ditën e dytë të vizitës së tij pesëditore
Ministri Todorov në pres konferencën me gazetarë ka thënë se Spitali Klinik i
Tetovës ka arritur që të zvogëlojë borxhin edhe pse ka buxhet të vogël. Todorov theksoi se ka gjetur
rreth 96 toalet të renovuara dhe një menaxhim të mirë sa i përket ndrrimeve të
mjekëve dhe shumë më pak i jepet rëndësisë kujdestarisë.
Sa i përket menaxhimit financiar të Spitalit dhe shlyrejes së
borxhit për një vjet e gjysëm nga 34
milion denarë borxhi është zvogëluar në 22 milion denarë ose 62 përqind. Todorov tha se në spitalin klinik të Tetovës
gjithsej janë investuar në infrastrukturë 22 milion denarë edhe atë në fasadë
dhe dysheme në repartin internistik. Për menaxhimin e mirë të këtij spitali,
Ministri Todorov tha se edhe spitalet tjera duhet të marrin shembull se si
menaxhohet me një institucion mjekësor.
Nikolla Todorov, Minister I Shëndetësisë
“nga ajo që pash në këtë spital klinik
drejtori I spitalit maximalisht I ka ndërmarrë masat sidomos kujdeset mirë për higjienën në spital
dhe ka system të mirë të mirëmbajtjes dhe kontrollit. E ka realizuar edhe
detyrimin që e dhamë sic është organizimi I punëve në ndrime etj. Rezultati I kësaj është I dukshëm si
zvoglimi serioz I borxheve apo nëse dalim me numra konkret borxhi është zvogëluar
prej 34 milion denarë në 12 milion denarë”
Florin
Besimi/drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës “shihet se Ministri është I përkushtuar dhe
merr pjesë direkt në vendet ku kryhet detyra apo ku jepen shërbimet shëndetësore
si spitale ambulanta gjegjsisht vende ku drejtëpërdrejtë ofrohet ndihma shëndetësore
e njerëzve. Qëllimi I tij është që të njoftohet me punën e përditshme të
institucionit tonë public me organizimin e punës kualitetin e shërbimeve shëndetsore
, kujdesin ndaj pacientëve gjat ofrimit të ndihmës shëndetësore , zgjedhja e
problemeve acute që do dalin nga ndonjë procedurë e përshpejtuar rrjedha e punëve
diagnostike kapitale sic është qendra e re urgjente, rekonstruimi dhe instalimi
I aparaturës së re. nga kjo shihet se vetë ministri dhe qeveria I kushtojnë
kujdes maksimal kujdesit shëndetësorë ndaj qytetarëve”
Subscribe to:
Posts (Atom)