Sunday, April 29, 2012

Florin Besimi, investimet që nga viti 2008 e këndej kapin shifrën prej 10 milionë eurove dhe të njëjtat janë në funksion të krijimit të kushteve më të mira për pacientët.


Spitali Klinik i Tetovës katër vite pas themelimit si duket ka marrë formën siç e kanë klinikat e Shkupit. Në këtë spital punojnë rreth 170 mjekë dhe shërbime marrin rreth 300 mijë banorë e më gjerë, procesi i formësimit si spital klinik shkon shumë ngadalë por sigurt. Ish-drejtori i këtij spitali dhe kryetar i Komisionit shëndetësor i Bashkimit Demokratik për Integrim Atilla Rexhepi dhe drejtori aktual Florin Besimi, shprehen se Spitali Klinik i Tetovës për t’u konsoliduar ashtu siç është në letër, nevojiten shumë parametra, por të dy ndajnë mendimin se ky proces ecën ngadalë. Të dy mjekët theksojnë se ka përparime dhe gjendja nuk është në nivelin zero dhe se punët kanë filluar për së mbari.
ish drejtori I Spitalit tw Tetovws Atilla Rexhepi thekson se viteve të fundit është ecur përpara në drejtim të sjelljes së pajisjeve dhe krijimit të kushteve më të mira për punë. “Ndonëse me vonesë të caktuar, por megjithatë lëvizjet në aspektin pozitiv gjithnjë do të jenë në funksion për të pasur një spital në kuptimin e përgjithshëm, që do të jetë koherent dhe do të përmbush kërkesat dhe nevojat e banorëve dhe popullatës së këtushme”, thotë ish-drejtori Atilla Rexhepi, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit për shëndetësi në BDI.
Drejtori aktual në Spitalin Klinik të Tetovës, Florin Besimi, thotë se investimet që nga viti 2008 e këndej kapin shifrën prej 10 milionë eurove dhe të njëjtat janë në funksion të krijimit të kushteve më të mira për pacientët. “Nëse flasim për Spital Klinik në kuptimin e plotë, mund të them se Spitali Klinik i Tetovës tashmë e meriton që të jetë klinikë në saje të punës, investimeve në të shkuarën e afërme që janë bërë. Kjo kërkon përkushtim dhe ne dita ditës përmirësohemi falë investimeve në objekte, aparaturës moderne, pajisjeve për personelin mjekësor, aftësimin dhe profilizimin e kuadrit shëndetësor”, deklaron Besimi. Ai shprehet se së fundmi është para finalizimit edhe Qendra e diagnostifikimit. “Për nevojat e Spitalit janë sjellë dy aparate, njëri është për Tomografi të kompjuterizuar dhe aparati për Rezonancë magnetike. Të dy aparatet shumë shpejt do të jenë në funksion dhe të përdorshëm. Pikërisht me aktivizimin e këtyre dy aparateve do të ndalim pacientët në Tetovë dhe nuk do të ketë nevojë për shkuarje në Shkup”, thotë drejtori Besimi.
Ndërtimi dhe lëshimi në funksion i Qendrës së Diagnostifikimit nuk është në kushtet për të qenë Spital Klinik, por i bashkëngjitet këtij spitali në përmirësimin e dhënies së shërbimeve mjekësore. Njohësit e rrethanave shëndetësore në vend, pohojnë se një theks të veçantë në sferën e shëndetësisë është edhe specializimi i kuadrit, si parakusht për të pasur një shëndetësi të volitshme. Për edukimin, profesionalizimin dhe specializimin e kuadrit mjekësor, nevojiten vite të tëra, ndërsa në këtë drejtim aktualisht janë dërguar mjek për specializim në spitalin e Tuzllës dhe në Shkup. “Bëhet fjalë për 40 mjekë të cilët janë në specializim në këto dy spitale dhe pritet që në të ardhmen të luajnë rol të rëndësishëm funksionimin më të mirë të spitalit dhe në dhënien e shërbimeve mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, për çka edhe është i akredituar ky spital. Në këtë drejtim kemi edhe Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në USHT, dhe presim që të kemi kuadër që do të kyçen në spital. Megjithatë këto janë procese që nuk bëhen brenda natës por duhet kohë”, thotë ish-drejtuesi i Spitalit Klinik të Tetovës, Atilla Rexhepi. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të Spitalit të Tetovës, para tre jave një delegacion i Spitalit Klinik të Tetovës i përbërë nga drejtori Florin Beisimi, Atilla Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Klinik të Tuzllës. “Qëllimi i kësaj marrëveshje më së tepërmi ka të bëj me shkëmbimin e përvojave dhe kuadrit. Spitali Klinik i Tetovës, me gjithë sfidat që ka hasur në të kaluarën, tashmë krijon kapacitete për funksionim të kompletuar, kurse ngelet që në të ardhmen si drejtori ti kushtojmë rëndësi edhe aspektit të ngritjes arsimore të kuadrit mjekësor”, thotë drejtori Florin Besimi. Ai shpreson se në vitin 2012 përfundimisht ky spital do të meritojë epitetin e Spitalit Klinik në bazë të investimeve dhe aparaturës. Ndryshe, si qendër klinike Spitali i Tetovës është themeluar gjatë vitit 2008, ndërsa si Institucion shëndetësor "Qendra Medicinale" Tetovë është themeluar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në vitin 1966 dhe si i tillë ka funksionuar deri në vitin 2005 pas ndarjes në dy subjekte juridike, Spitali i përgjithshëm dhe Shtëpia e shëndetit Tetovë.

Spitali klinik i Tetovës është i nevojshëm për fakultetin e mjekësisë në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, për kryerjen e vepprimtarisë arsimore dhe paktike nga ana e studentëve. Kjo është thënë sot në ditën e katërt të vizitës së Ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todoov në Spitalin e Tetovës. Kyçja dhe puna e përbashkët dhe veprimi i përbashkët gjatë edukimi të studentëve të fakultetit të mjekësisë në USHT, do të kontribuojë për një kualitet më të lartë të funksionimit të universitetit dhe studentët do të kenë mundësi të pajisen me dije më të lartë tha me këtë rast Todorov. Edhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi theksoi se kjo ka qenë temë e bisedimeve gjatë qëndrimit të ministrit në këtë spital dhe ai konfirmoi se spitali mund të kryejë veprimtari arsimore, gjegjësisht me kuadër dhe infrastrukturë të nevojshme për studentët e këtij fakulteti.Ligji ka kaluar për shëndetësi dhe me këtë ligj do të mundet që Spitali të kryejë veprimtarinë arsimore tha Besimi. Përndryshe Todorov ditën e sotme të vizitës së tij është fokusuar kryesisht në qendrën për dializë e cila ka filluar të renovohet.
Nikolla Todorov/Ministër I Shëndetësisë“puna dhe veprimi I përbashkët për edukimin e studentëve të mjekësisë të Universitetit Shtetërorë të Tetovës dhe Spitalit Klinik të Tetovës do sjell një nivel më të lartë të kualitetit në funksionimin e universitetit gjegjsisht fakultetit të mjksisë dhe njohuri më të mëdha për studentët”
Florin Besimi / drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës“ që dje herrët biseduam këtë temë me ministrin ku ka kalu edhe ligji për mbrojtje shëndetësore me cka spitali klinik do mundë ta ushtrojë veprimtarinë arsimore , pra sic tha edhe ministry spitalit klinik tashi I shtohet edhe veprimtaria arsimore pra studentët e shkencave mjekësore do mundë të mbajnë pjesën praktike dhe teorike të legalizuar”

Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë, ndihmojnë Spitalin Klinik të Tetovës


35 shtretër 40 karroca dhe një frigorifer për mjekësinë ligjore, është përmbajtja e ndihmës së dytë që i vjen spitalit klinik të Tetovës, nga Shoqata IGMG nga Gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL HILAL’ të Maqedonisë. “Donacioni përmban sic e shihni shtretër elektrik karroca dhe një frigorifer dhe ca pjesë tjera. Ky donacion do shpërndahet në tërë repartet e spitalit ndërsa do na shërbejë për mbarëvajtjen e mëtejshme dhe kualitetin për shëndetin e qytetarëve të Tetovës” , tha Florim Besimi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Përfaqësuesi i IGMG-së, u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe paralajmëroi se ndihma të këtilla do ketë edhe në të ardhmen. “Dëshira jonë është të konsolidohemi dhe ndihmojmë vëllezërve tonë aty ku kanë nevojë. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj El Hilalin për kontributin dhe falënderoj Qeverinë e Maqedonisë që ndihmoi që për një kohë të shkurtër të bëhet procedura e zhdoganimit”, tha Ahmet Bilixhan, Përfaqësues i Organizatës IGMG. “Ky organizim bëhet në koordinim me organizatën bamirëse në Gjermani dhe është hera e dytë sot që në bashkëpunim me këtë organizatë sjellim ndihma për spitalin e Tetovës. Siç theksoi edhe përfaqësuesi I IGMG-së, Tetova si qytet meriton mjaft dhe ndihma do ketë edhe në të ardhmen”. Behixhudin Shehapi, drejtor i Organizatës EL–HILAL.Përndryshe nga e njëjta organizatë muaj më parë Spitali I Tetovës mori ndihmë disa aparate për dializë dhe mjete të tjera ndihmëse.

Është inauguruar sot objekti spitalor dedikuar Fakultetit të shkencave të mjekësisë




Është inauguruar sot objekti spitalor dedikuar Fakultetit të shkencave të mjekësisë të USHT-së, që vepron në kuadër të spitalit klinik të Tetovës. Objekt posedon ambiente mësimi, një amfiteatër me kapacitet prej 150 vende, mensë studentore dhe hapësira tjera të nevojshme. Për këtë objekt janë shpenzuar 600 mijë dollarë, donacion i Bankës Islamike për Zhvillim. Nga kjo bankë kanë paralajmëruar edhe bashkëpunime tjera apo investime tjera në sferën e shëndetësisë. Ministri Bujar Osmani ka deklaruar se përveç këtij objekti, në spitalin klinik të Tetovës janë investuar rreth 10 milion euro, për përmirësimin e kushteve dhe modernizimin e objektit i cili pritet të jetë rajonal.

Spitali Klinik i Tetoves- bashkepunim me Spitalin Klinik Tuzel


Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve, një delegacion i Spitalit të Tetovës i udhëhequr nga drejtori Florim Besimi kanë qëndruar në Tuzël të Bosnjë ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Klinik të këtij qyteti të Bosnjës. Marrëveshja kryesisht i dedikohet këmbimit të përvojave dhe kuadrit mjekësor për shkak të nevojave të spitalit të Tetovës për tu pajisur me aparaturë të sofistikuar. Marrëveshje të ngjashme spitali I Tetovës do të nënshkruaj edhe me spitalet universitare nga Tirana dhe Zagrebi.
“Me këtë marrëveshje do arrihet përmirësimi i cilësive mjekësore për tetovarët dhe këmbimi i përvojave në fushën e mjekësisë duke marrë atë të Tuzllës dhe dhënien e përvojës tonë. Kjo marrëveshje nënkupton edhe ndërrimin e kuadrove përsosjen e personelit mjekësorë si mjekët specialistët dhe motrat”, deklaroi Florim Besimi, drejtor i Spitalit klinik të Tetovës.

Spitali i Tetoves me aparat tomografik


Edhe një rrisi në Spitalin Klinik të Tetovës. I njëjti që nga dita e sotme ka fituar edhe aparatin Tomografik të kompjuterizuar që është fjala e fundit e teknologjisë, ndërsa I njëjti përbëhet nga 64 pika ekzaminimi si dhe 64 detektorë.
Florin Besimi, drejtor I Qendrës Klinike të Tetovës, është shprehur se përfitimi I këtij aparati në Spitalin Klinik të Tetovës, do I ndihmojë shumë pacientët, sodomos në reduktimin e kohës së tyre që duhet ta harxhojnë për vajtje-ardhje në Shkup si dhe do minimizojë harxhimet e tyre.
Ky aparat Tomografik është prodhim I Holandës, ndërsa është në gjendje që të zbulojë një numër të madh sëmundjesh.
Aprarati në fjalë, është në rregullim e sipër dhe I njëjti do lëshohet në përdorim vetëm pas dy muajsh kur edhe pritet të bëhet inaugurimi I qendrës së re të Spitalit Klinik të Tetovës.
Besimi më tej ka theksuar se ‘sot lirisht mundë ti informoj të gjithë qytetarët se tani e tutje nuk do kenë nevojë që të iu nënshtrohen harxhimeve shtesë shkaku se aparatin Tomografik 64 pikësh tani e tutje do e kenë në qytetin e tyre, gjegjsisht në hapsirat e reja të Spitalit Klinik të Tetovës’ theksoi Besimi.

Spitali Klinik i Tetovës ka arritur që të zvogëlojë borxhin edhe pse ka buxhet të vogël


Në ditën e dytë të vizitës së tij pesëditore Ministri Todorov në pres konferencën me gazetarë ka thënë se Spitali Klinik i Tetovës ka arritur që të zvogëlojë borxhin edhe pse ka  buxhet të vogël. Todorov theksoi se ka gjetur rreth 96 toalet të renovuara dhe një menaxhim të mirë sa i përket ndrrimeve të mjekëve dhe shumë më pak i jepet rëndësisë kujdestarisë.
Sa i përket menaxhimit  financiar të Spitalit dhe shlyrejes së borxhit për një vjet e gjysëm nga  34 milion denarë borxhi është zvogëluar në 22 milion denarë  ose 62 përqind.  Todorov tha se në spitalin klinik të Tetovës gjithsej janë investuar në infrastrukturë 22 milion denarë edhe atë në fasadë dhe dysheme në repartin internistik. Për menaxhimin e mirë të këtij spitali, Ministri Todorov tha se edhe spitalet tjera duhet të marrin shembull se si menaxhohet me një institucion mjekësor.
 Nikolla Todorov, Minister I Shëndetësisënga ajo që pash në këtë spital klinik drejtori I spitalit maximalisht I ka ndërmarrë masat  sidomos kujdeset mirë për higjienën në spital dhe ka system të mirë të mirëmbajtjes dhe kontrollit. E ka realizuar edhe detyrimin që e dhamë sic është organizimi I punëve në ndrime  etj. Rezultati I kësaj është I dukshëm si zvoglimi serioz I borxheve apo nëse dalim me numra konkret borxhi është zvogëluar prej 34 milion denarë në 12 milion denarë”
Florin Besimi/drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës shihet se Ministri është I përkushtuar dhe merr pjesë direkt në vendet ku kryhet detyra apo ku jepen shërbimet shëndetësore si spitale ambulanta gjegjsisht vende ku drejtëpërdrejtë ofrohet ndihma shëndetësore e njerëzve. Qëllimi I tij është që të njoftohet me punën e përditshme të institucionit tonë public me organizimin e punës kualitetin e shërbimeve shëndetsore , kujdesin ndaj pacientëve gjat ofrimit të ndihmës shëndetësore , zgjedhja e problemeve acute që do dalin nga ndonjë procedurë e përshpejtuar rrjedha e punëve diagnostike kapitale sic është qendra e re urgjente, rekonstruimi dhe instalimi I aparaturës së re. nga kjo shihet se vetë ministri dhe qeveria I kushtojnë kujdes maksimal kujdesit shëndetësorë ndaj qytetarëve”

INVESTIME KAPITALE PAS SHUMË VITESH



Spitali i Tetovës është bërë sot me aparat tomografie të kompjuterizuar. Aparatura e teknologjisë së lartë përbëhet nga 64 detektorë dhe 64 pika ekzaminimi. Drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës, Florin Besimi shprehet se ky aparat do të ndihmojë shumë pacientëve sepse do të reduktoj kohën dhe shpenzimet e tyre për të udhëtuar në klinika të tjera. Aparati për tomografi që vjen nga Holanda mund të zbulojë disa sëmundje. Ky aparat do të fillojë të përdoret, menjëherë sapo të përurohen hapësirat e reja në objektin e klinikës. “Sot lirisht mundë ti informoj të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se në të ardhmen nuk do kenë nevojë t`iu nënshtrohen harxhimeve shtesë shkaku se kompjuter tomografinë 64 detektorësh do e kenë në spitalin klinik të Tetovës për një kohë shumë të shkurtë” tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik Tetovë

TODOROV-KLNIKA E TETOVËS NDËR MË TË MIRAT

Ai theksoi se nga ekipi profesionist në mënyrë të veçantë e kanë theksuar punën e mirë të repartit gjinekologjik akusherik në Spitalin e Tetovës, ku brenda një viti ka mbi 2.500 lindje. Gjatë kontrollit në Qendrën për dializë, potencoi Todorov, janë konstatuar kushte substandarde për trajtimin e pacientëve dhe për shkak të kësaj janë ndërmarrë aktivitete për rinovim të plotë të të gjitha hapësirave nga qendra...
 Spitali klinik në Tetovë është një prej spitaleve më të mira në vend nga aspekti organizativ dhe financiar, ndërsa të dukshme janë edhe rezultatet e arritura në pikëpamje të menaxhmentit, organizimit në punë me turne, udhëheqjen e evidencës të detajuar për ilaçet e shtrenjta etj., nga të cilat efekti është tani më i dukshëm - për një vit e gjysmë ka zvogëlim të borxheve të spitalit për 62 për qind.
Këtë sot në konferencën për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai tha se sot rrumbullakohet monitorimi njëjavor i Spitalit klinik në Tetovë, i cili është institucioni i tretë më i mirë shëndetësor në vend, në të cilën kanë bërë skrining të hollësishëm të gjendjes. Janë propozuar dhe hartuar zgjidhje përkatëse, theksoi ai, konform problemeve specifike në këtë institucion klinik, e cila siguron shërbime mjekësore për mbi 300.000 banorë në qytet, fshatrat përreth dhe komunat tjera të afërta.
Kemi rënë dakord, tha ai që në periudhën e ardhshme të shpallet furnizim publik nga ana e Ministrisë për furnizim të një mamografi të ri për nevojat e Spitalit klinik të Tetovës, me çka do të zgjerohet shërbimet e spitalit dhe do të përfshihen pjesë më të mëdha të pacientëve nga rajoni perëndimor. "Sikur edhe në dy institucionet tjera shëndetësore, fillimisht është bërë analizë e plotë e gjendjeve në të gjitha repartet mjekësore dhe konform menaxhment-metodave, të ndërmarra nga koncepti japonez Kaizen, janë propozuar masa konkrete dhe janë hartuar procedura për avancimin e punës së këtij institucioni shëndetësor", tha Todorov.
Ai theksoi se nga ekipi profesionist në mënyrë të veçantë e kanë theksuar punën e mirë të repartit gjinekologjik akusherik në Spitalin e Tetovës, ku brenda një viti ka mbi 2.500 lindje. Gjatë kontrollit në Qendrën për dializë, potencoi Todorov, janë konstatuar kushte substandarde për trajtimin e pacientëve dhe për shkak të kësaj janë ndërmarrë aktivitete për rinovim të plotë të të gjitha hapësirave nga qendra.
Ai informoi se në repartin për ortopedi është instaluar aparati i ri për denziometri, me të cilin vërtetohet dendësia e eshtrave dhe ai nga dita e hënë do të mund të pranojë pacientët e parë. Në repartin për kujdes intensiv, është instaluar stacioni qendror i monitorimit edhe në pjesën e meshkujve edhe të femrave, me çka nënvizoi fitohet cilësi më e madhe për përcjelje të gjendjes me këta persona të sëmurë rëndë. Në spital do të kryhet sërish kolonoskopia si metodë që është zbatuar para dhjetë vjetëve, potencoi Todorov.
Ai theksoi se është kryer digjitalizim i aparatit për rentgen, që kontribuon për përshpejtim të procedurës gjatë dhënies dhe leximit të rentgen incizimeve, ndërsa pacienti merr CD me incizime të tij, të shtypur në versioni  e incizimit në letër dhe rezultat të përgatitur kompjuterik.